Monday, December 23, 2013

Applikacioni i ditës: Ski Challenge 14

   Applikacioni i ditës: Ski Challenge 14


 Të dashur lexues. Pasi që edhe stina e dimrit po afrohet, Stafi ynë po mundohet që me komoditet ti përshtatë lojërat dhe applikacionet me stinët që i korrespondojnë. Applikacioni ynë i radhës i sugjeruar për ju është “Ski Challenge 14″, ky applikacion është falas në AppStore Dhe është i krijuar në sistemin 3D (Tredimensional). Eshte kompatibël me iPhone , iPad dhe iPod touch ndërsa versionin e iOS-it e kërkon 6.1 e më lartë. Loja është e krijuar nga kompania “Greentube” dhe siq e cekem edhe me larte ka nje grafikë tridimensionale, ku ju mund të skijoni deri në 130 km/h. Mund të sfidoni shokët tuaj, dhe të thyeni rekordet tuaja dhe të shokëve tuaj, gjithashtu ju mund të mbledhni “coins” gjatë skijimit dhe ato “coins” mund ti përdornipër tē blerë bonuse si boot-nitro etj. Applikacioni është i përktheyer në 6 gjuhë të ndryshme.


No comments:

Post a Comment