Së fundmi edhe kompania Adobe ka lëshuar në dispozicion per shkarkim Falas, aplikacionin i cili mund të përdoret ngjashëm sikur “Paint”-i ne Windows. Quhet “Adobe Ideas” dhe këte muaj deri më 1 janar 2014, do të jetë falas AppStore në për të gjithë përdoruesit e iPaisjeve. Ky applikacion deri pak me pare ditëve kushtonte diku prej $4.99 mirëpo sot ai eshtë pa pagesë , “Eshtë një dhuratë për festat e fundvitit” u shprehën stafi i Adobes që punoi këtë Applikacion me përpikmëri. Ky applikacion mundëson që të krijohen piktura, vizatime të ndryshme , duke përdorur brusha me madhësi sipas dëshirës suaj, dhe brusha me tejdukshmëri [Opacity]. Është i punuar në mënyrë të përkryer ngase ju madje gjithashtu mundeni të vizatoni mbi një foto që keni në Camera Roll. Ky applikacion është kompatibël me iPhone/iPad/iPod dhe kërkon versionin e iOS 5.1 e më lart. /FK/
Linku pe downloadim: https://itunes.apple.com/us/app/adobe-ideas-vector-drawing/id364617858


No comments:
Post a Comment